Çekia raporton rekord rastesh të reja me coronavirus

0
20

Çekia ka raportuar 11 mijë raste të reja me coronavirus, shifra më e lartë një ditore që kur vendi u përball me pandeminë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve vlerësohet të jetë rritur në 160 mijë.

Duke parë rritjet e fundit të rasteve me coronavirus, qeveria çeke vendosi që nga 14 tetori të mbyll të gjitha shkollat, restorantet, baret, dhe klubet.

Këto masa parandaluese pritet të zgjasin deri më 3 nëntor.

Ndërkohë, përveç Çekisë edhe disa vende të tjera kanë filluar të përballen rëndë me pandeminë.

Bazuar në të dhënat e fundit rritja e rasteve të reja me coronavirus në Evropë vlerësohet të jetë shumë më e lartë se sa në SHBA. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here