Lavrov do të arrij në Beograd me 28 tetor

0
23

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë do të arrij në Serbi me 28 tetor dhe do qëndroj dy ditë ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i presidencës Nikola Sekaoviç, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

“Lavrov ministri i jashtëm rus dhe miku ynë i madh do bëjë vizitë dyditore në Serbi”, ka thënë Selakoviç për Tv Prva.

Ai ka mohuar shkrimet në media se ka “ftohje” në raportet mes Rusisë edhe Serbisë, duke thënë se nuk do të kishte vizitë po të kishte “ftohje”.

Selakoviç ka thënë se presidenti Vuçiq  me presidentin rus Putin është dëgjuar dy herë dhe në secilën bisedë u konfirmua raporti mes dy vendeve.

“Jam i bindur se në rastin e parë të mundshëm edhe Putin do vijë në Serbi” tha ai.

burimi:/botasot.info/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here