Piloti e kishte ngatërruar veturën e kontraktorit civil me shënjestrën, e qëlloi për vdekje – qeveria amerikane dëmshpërblen familjen e tij me mbi 24 milionë dollarë

0
19

Familjarët e një kontraktori civil i cili aksidentalisht u qëllua dhe u vra nga një student i shkollës së pilotimit (aeroplanit F-16) gjatë një trajnimi të zhvilluar në vitin 2017, ka arritur marrëveshje me qeverinë amerikane sa i përket një shume parash që do t’i jepen si dëmshpërblim.

Më 31 janar të vitit 2017, Charles Holbrook kishte qenë në një zonë observuese gjatë stërvitjeve në bazën ajrore amerikane Holloman në New Mexico, ku kishte shkuar për një takim pune, transmeton Telegrafi.

53-vjeçari u qëllua me plumba të kalibrit 20 mm, pasi që një student që po trajnohej për pilot kishte ngatërruar veturën e tij me shënjestrën, duke shtënë me urdhër të instruktorit i cili gjithashtu nuk kishte arritur të vërej gabimin e studentit.

Holbrook që ishte nga Florida ishte dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, por një orë e gjysmë më vonë ndërroi jetë në dhomën e spitalit.

E gruaja e tij Belen Holbrook kishte ngritur padi në emër të saj dhe të bijës së dyshes në dhjetor të vitit 2018, duke kërkuar 24.5 milionë dollarë kompensim.

E marrëveshja është arritur mes qeverisë amerikanë me ndërmjetësimin e gjykatësit Stephan Vidmar gjatë një seancë dëgjimore. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here