Inceneratorët në Prokurori, Presidenti: Kjo çështje duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë!

0
22

13:49, 19/10/2020

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Prokurorisë se çështja e inceneratorëve e denoncuar nga Partia Demokratike, duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë pasi në këto momente të krizës në vend, “çdo qindarkë publike” siç u shpreh,  duhet të përqëndrohet në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të personelit shëndetësor dhe të familjeve në nevojë.

I pyetur nga gazetarët në konferencën javore për shtyp se çfarë mendimi ka ai për aferën e inceneratorëve, që e ka ngritur Partia Demokratike me forcë, Meta tha:

“Kjo është një çështje mjaft serioze, duket qartë dhe me sa di unë qartë dhe po hetohet nga Prokuroria dhe duhet të hetohet me shumë përgjegjësi dhe transparencë. Po hetohet edhe nga mediat që kanë bërë disa investigime.

Është me shumë rëndësi në këtë situatë kur ekonomia është përkeqësuar dhe pasojat janë serioze për ekonomitë e familjeve shqiptare dhe është shumë e rëndësishme që prioriteti i çdo qindarke publike të jetë i përqëndruar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të personelit shëndetësor dhe familjeve në nevojë që kjo situatë të kalojë sa më pak pasoja për familjet shqiptare.”

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here