Macja gjigande 2,000-vjeçare zbulohet në Peru

0
18

12:52, 19/10/2020

Një foto e lashtë e një mace gjigande është zbuluar në shkretëtirën peruane.

Zbulimi 2000 vjeçar u bë midis Linjave Nazca- një vend i Trashigimisë Botërore të Unesco.

Imazhet të njohura si gjeoglifë përbëhen nga rreth 300 figura dukë përfshirë krijesa dhe bimë që u gërvishten në rërat e shkretëtirës.

Gjeoglifi antik është 37 metra e gjatë ( 120 këmbmë) kishte mbetur e paprekur për dy mijë vjet në një kodër pranë autostradës pan –Amerikane që shtrihej nga Alaska në Argjentinë.

Macja u zbulua gjatë punës ndërtimore për të përmirësuar hyrjen në një platformë  u tha gazetarëve arkeologu Jhonny Isla.

Macja i shtohet një varg vizatimesh të gjetura në këtë rajon gjatë shekullit të kaluar, duke përfshirë një zog, një majmuni dhe një pelikani.

Zbulimi i kësaj maceje u bë gjatë punës së mirëmbajtjes në një pikë të favorshme për vizitorët që tanimë është një destinacion turistik popullor.

 Ministria i kulturës së Perusë u shpreh :

“Fotoja ishte mezi e dukshme dhe ishte gati të zhdukej, sepse ndodhet në një shpat mjaft të pjerrët që është e prirur për efektet e erozionit natyror”.

Ai shtoi se vizatimi i madh është pastruar  gjatë javës së kaluar.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here