Pandemia/ Pse po ‘shërohet’ kaq shpejt ekonomia kineze?

0
21

09:38, 19/10/2020

Bota është në krizë sanitare dhe ekonomike. Por vendi nga buroi kjo krizë, Kina, ka raportuar një rritje ekonomike prej 4.9 përqind  mes korrikut dhe shtatorit. Tashmë Kina udhëheq përpjekjet botërore për rimëkëmbje

Nga Robin Brant, BBC

Ekonomia e Kinës vazhdon të rritet me ritme të paimagjinueshme në krahasim me vendet e tjera të goditura nga Covid-19.

Masat drakoniane për të mbajtur nën kontroll virusin, kombinuar me stimujt qeveritarë, duket se kanë funksionuar mirë.

Ndërsa rritja prej 4.9 përqind është pak më poshtë se disa parashikime, prodhimi industrial- një barometër i mirë i veprimtarisë ekonomike të kontrolluar nga shteti- ishte mbi pritshmëritë.

Sundimtarët e Partisë Komuniste në Kinë donin të shihni shtimin e prodhimit, megjithatë shitjet me pakicë ishin më të ulëta nga sa parashikohej.

Sidoqoftë është një rikuperim në zgjerim në të gjitha sektorët e shërbimeve të rëndësishme.

Turistët dhe udhëtarët vendas ndoshta kanë ndihmuar rimëkëmbjen, duke vazhduar të shpenzojnë paratë e tyre në shtëpi, sepse kufizimet globale nënkuptojnë se ata nuk mund të shkonin jashtë vendit.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here