FOTO/ Adoleshenti nga Gjirokastra shënon gol dhe bën shqiponjën, amerikanët “shtangen”: Simboli i krenarisë së shqiptarëve

0
28

Në një letër, i riu tregon një moment që ai ka shënuar gol dhe si shenjë lumturie ka bërë me duar shqiponjën e flamurit tonë kombëtar.1 / 2Pamje nga fusha

20 Tetor, 2020

SHBA- Aldo është një 16 vjeçar nga Gjirokastra, i cili jeton në Amerikë, dhe luan në Akandeminë e futbollit të Alexandrias si sulmues. Në një letër, që ai ka shkruar për JOQ, tregon një moment që ai ka shënuar gol dhe si shenjë lumturie ka bërë me duar shqiponjën e flamurit tonë kombëtar.

“Pershendetje Joq! Quhem Aldo 16 vjec dhe jam nga Gjirokastra. Nuk ka nevoj per te qene anonim. Jetoj ne Amerike, Virginia dhe luaj per Akademin e futbollit te Alexandria si portier. Kisha fatin qe ne ndeshjen e finales te kupes te luaja si nje sulmues dhe vetem 2 minuta para fundit te ndeshje shenova golin fitues. Zgjedhja e festimit te golit ishte shenja e shqiponjes te flamurit jon kombëtar. Ishte nje enderr qe te shenoja dhe te manifestoja ne ate menyre. Pas fitores menaxherja e ekipit dergoi foton e shkrepur te momentit bashkangjitur me nje pershkrim se cfare kuptimi kishte, qe gjithe skuadra perfshir prinderit dhe trajneret te njihnin shenjen jon kombetare e cila na perfaqeson. Do te isha shume i lumtur nese do ta postonit! Shume faleminderit!,”-ka shkruar Aldo.

(k.a/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here