‘Imagjinoni mbretëreshën e Anglisë të thotë që gjoba për maskën është shantazh’, Rama nuk i kursehet Metës: Bën karshillëk sikur je në pyll, vetëm president nuk je!

0
24
‘Imagjinoni mbretëreshën e Anglisë të thotë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i është përgjigjur presidentit Ilir Meta i cili reagoi për gjobën në faturën e dritave për mosmbajtje të maskës e i kërkoi Qeverisë e Kuvendit ta rishikojë këtë vendim.

“Ne aplikojmë gjoba, tani çohet presidenti i Republikës dhe flet për gjobat për maskën si shantazh. Për të, që vetëm President i Republikës nuk është, por di vetëm të dëshpërojë popullin e vet që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë çfarë të mundet. Imagjinoni mbretëreshën e Anglisë të thotë që gjoba për maskën është shantazh. Gjobat që shkojnë deri në ekstreme, në vende të ndryshme përdoren si mjet disiplinimi. Kjo është luftë nuk e kemi zgjedhur ne, na ka zgjedhur. Si mund të bësh karshillëqe të tilla, sikur je në pyll. Si mund të thuash që është shantazh. Të gjitha mjetet duhen përdorues. Janë vendosur 2800 gjoba këto pesë ditë, por janë evituar dhjetëra mijëra të tjera”, tha Rama.

Burimi:sot.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here