Liga “troket” në dyert e Ministrisë së Financave

0
23

Presidenti i Ligës Edvin Libohova, i shoqëruar nga sekretari Dritan Kadia, nën shoqërinë e deputetit Fidel Ylli, me cilësinë e negociatorit të Qeverisë, kanë kaluar pragun e institucionit të financave për t’u takuar me ministren Denaj

Featured image of article: Liga “troket” në dyert e Ministrisë së Financave

20 Tetor, 2020 12:17 Përditësuar: 12:19

Ashtu siç ishte paralajmëruar që ditën e djeshme, sot Liga Profesioniste e Futbollit ka “trokitur” në dyert e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të biseduar për katër kërkesat e Ligës, plotësimi i të cilave do të ndërpriste bojkotin e nisur që në ditët e para të shtatorit.

Në orën 12:00, presidenti i Ligës Edvin Libohova, i shoqëruar nga sekretari Dritan Kadia, nën shoqërinë e deputetit Fidel Ylli, me cilësinë e negociatorit të Qeverisë për këtë çështje, kanë kaluar pragun e institucionit të financave për t’u takuar me ministren Anila Denaj, me synim për të gjetur gjuhën e përbashkët, çka do të bënte që futbollit shqiptar të startonte.

Komuniteti i futbollit prek “tymin e bardhë” nga ky takim…

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here