Nokia përzgjidhet nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celular në Hënë

0
22

Kompania celulare do të jetë partnere me firmën Intuitive Machines, për të dërguar pajisjet e para në Hënë me zbarkuesin e tyre hënor.Featured image of article: Nokia përzgjidhet nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celular në HënëFoto Ilustruese20 Tetor, 2020 11:08

SHBA- Kompania finlandeze celulare, Nokia është përzgjedhur nga NASA për të ndërtuar rrjetin e parë celularë në Hënë. Kompania celulare do të jetë partnere me firmën Intuitive Machines, për të dërguar pajisjet e para në Hënë me zbarkuesin e tyre hënor.

Sipas deklaratës së Nokia-s kjo do të jetë një përpjekje e NASA-sës për të ndërtuar vendbanime afatgjata në 2024, dhe për të jetuar atje mbi bazën e programit Artemis. Nokia tha se sistemi i parë i kumunikimit do të kishte përfunduar në vitin 2022 dhe se do të ishte LTE( Evolucioni Afatgjatë).

“Duke forcuar historinë tonë të pasur dhe të suksesshme në teknologjitë hapësinore, nga komunikimi satelitor pionier te zbulimi i rrezatimit të sfondit mikrovalë kozmik të prodhuar nga Big Bang, ne tani po ndërtojmë të parën rrjeti tw komunikimit në Hënë. Rrjetet e komunikimit të besueshëm, elastik dhe me kapacitet të lartë do të jenë çelësi për të mbështetur praninë e qëndrueshme të njeriut në sipërfaqen e Hënës. Duke ndërtuar zgjidhjen e parë të rrjetit pa tel me performancë të lartë në Hënë, Nokia Bell Labs përsëri po “mbjell” flamurin për inovacionin pionier përtej kufijve konvencionalë, tha Nokia.

(I.A/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here