Lajmi është bërë i ditur nga zyrat e kryeministrit në një deklaratë për mediat.20 Tetor, 2020 9:40
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ku dhe kanë rëndë dakord për të dërguar një kërkesë tek presidenti i Kosovës për hapjen e misionit misionit diplomatik në Izrael. Lajmi është bërë i ditur nga zyrat e kryeministrit në një deklaratë për mediat.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave kosovare Hoti ka theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
(A.K.dosja.al)