“Te blloku turma pafund të rinjsh” / Manastirliu flet për gjendjen e e Covid: Nuk e duam një mbyllje të dytë, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor

0
20

Ajo u kërkoi inspektorëve që të jenë sa më shumë vigjilentë të jetë e mundur pasi në disa zona nuk respektohen masat e vendosura.Featured image of article: “Te blloku turma pafund të rinjsh” / Manastirliu flet për gjendjen e e Covid:  Nuk e duam një mbyllje të dytë, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësorOgerta Manastirliu20 Tetor, 2020 11:38

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për gjendjen e Covid-19 në vend. Në një takim që ka bërë me disa inspektorë që do të kontrollojnë rrugët, mjediste e mbyllura dhe zbatimin e masave anti-covid, u shpreh se tre muajt në vijim do të jenë shumë të vështirë.

Ajo u kërkoi inspektorëve që të jenë sa më shumë vigjilentë të jetë e mundur pasi në disa zona nuk respektohen masat e vendosura. Ajo gjiothashtu mori shembullin e vendeve të huaja që i kanë më të ashpëra masat dhe respektohen si Anglia apo Belgjika.

“Sot ne e dimë ku janë vendet e riskut, bota e ka nxjerrë me ligj, në Britani jo më shumë se 6 veta, në Belgjikë jo më shumë se 4 veta, ndërsa tek blloku turma pa fund grumbullime të rinjsh, por që duhen ndërgjegjësuar për të shmangur një rrezik më të madh se sa të jep kënaqësia e një kafe së bashku apo një dreke. Duhet të jemi aty ku është risku më i madh. Nuk do e donim një mbyllje të dytë, por as mbingarkesën në sistemin shëndetësor”, theksoi ministrja.

Manastirliu tha se rritja e rasteve ishte e pritshme për shkaktë hapjes së shkollave dhe të bareve e restorantëve.

 “Krahasuar me disa javë më parë rritja vërehet që ka ardhur si pasojë e disa elementëve që ne i prisnim, e para rihapja e shkollave, hapja e bareve e restoranteve ne ambiente të mbyllura e periudha e vjeshtë dimrit. Prisnin një rritje që edhe në kontekstin evropian ka sjellë rritje të të infektuarve dhe shtrimeve në spital e atyre që trajtohen në kushte shtëpie.”

Ministrja tha se për momentin nuk do të ndjekin shembullin e vendeve të botës që kanë vendosur masa ekstreme apo kanë shkuar edhe ne karantinë në kohë të pjesshme. Por kanë zgjedhur një rrugë më të kuptueshme për banorët.

“Shumë vende në rajon e botë e rajon kanë nisur vendosjen e masave agresive jo duke vajtur në mbyllje totale apo karantinë, por me orare të caktuara aktivitete të ndryshme, duke vendosur maskën si një detyrim kudo jashtë shtëpisë shoqëruar me gjoba shumë të larta në këto vende ku këto masa janë vendosur. Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë se ka më pak efekte por që është një rrugë që e drejtuar nga një komitet ekspertësh do sjellë një ulje të numrit të infektimeve apo mbajtje të qëndrueshme të numrit të të infektuarve që do arrihet nëse ne do zbatojmë rregullat e thjeshta, që nga vendosja e maskës kudo jashtë shtëpisë.”

Më tej Manastirliu shtoi se kapaciteti për të përballuar vjeshtën dhe dimrin ëshët i mjaftueshëm në të gjitha rastet e mundshme. Ajo në fund shtoi se ndërmjetësimi i çdo qytetari është gjëja kryesore dhe kyçe për të kaluar pandeminë sa më lehtë.

“Kemi përgatitur kapacitetet për të përballuar vjeshtë dimrin, këto muaj s’kanë për të qenë e lehta se pritet rritje e numrit të të infektuarve, rasteve që do kërkojnë hospitalizim e gjithashtu do kemi nevojë ti përgjigjemi këtyre rasteve me më shumë testime, hetim e izolim me më shumë kapacitetet spitalore. Është një nevojë që është emergjente e që ne s’duhet ta humbim në asnjë moment që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e cdo qytetari për të zbatuar rregullat e thjeshta, ajo që mund të bëni ju si inspektoriate s’mund ta bëjë asnjë strukturë edhe nëse do kishim vendosur që një polic të ruante një qytetar. Jo vetëm s’kemi mundësi ta bëjmë këtë, por ajo që bëhet përmes këshillimit e rekomandimit, qytetarët-inspektorët, jo thjesht për ata që shkojnë vënë një gjobë se nuk u respektua protokolli, por për ata që këshillojnë qytetarët e kanë vendosur maskën keq apo jo”, tha ministrja.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë rezultuar të infektuar 17,350 persona ndërsa 454 njerëz kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here