“Edi Rama është i mbaruar”/ Basha bën parashikimin dhe paralajmëron biznesmenët: Opozita do të fitojë thellë, kujdes nëse hyni në kontrata me shtetin në 4 muajtë e fundit

0
22

Basha i kërkoi SPAK një hetim të thelluar, ndërsa tha se deri më tani nuk është bërë asgjë për hetimin e kontratave të inceneratorëve.Lulzim Basha21 Tetor, 2020 13:04

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike iu ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve që kanë në plan të marrin tendera nga qeveria, të bëjnë kujdes. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha i kërkoi SPAK një hetim të thelluar, ndërsa tha se deri më tani nuk është bërë asgjë. Kohën e mbetur para zgjedhjeve, Basha e quajti se është “asgjë për një kryeministër të mbaruar”.

“Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore. Afera qindra miliona euroshe nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës. Nuk do të censurohej informimi i qytetarëve, nuk do të pengohej hetimi i drejtësisë nëse pas kësaj afere nuk do të qëndronte Edi Rama.  Buxheti i 2021 është i pavlefshëm, akti i fundit i një qeverie pa legjitimitet.  Kushdo që e sheh veten në këtë Buxhet, duhet ta ndjejë veten fajtor.  Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. Ndaj në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendin e punës. Në emër të pacientëve shqiptarëve që nuk marrin as rimbursimin e ilaçeve, në emër të mjekëve dhe pensionistëve, për të cilën banda në pushtet ka ndarë 6 herë më pak, i bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes, sepse çdo kontratë do ti nënshtrohet ligjit të ri antimafia. Nuk kam për ti lënë pensionistët pa pensione, nuk kam për ti lenë shqiptarët të vetmin në Ballkan edhe kur kanë humbur vendin e punës, do t’ua nxjerrim nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë, do tua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që i kanë vjedhur shqiptareve”, tha Basha.Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve.  Edi Rama është i mbaruar. Opozita do fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën shqiptarëve”-tha Basha. 

Deklarata u bë në kohën kur PD ka bërë tri padi në SPAK për inceneratorët. Kallëzimi në SPAK vjen pas një debati gati dy javor në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve, dhe se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Rama thotë se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here