Në një konferencë për mediat kreu i shtetit të Kosovës dhe se Asociacion nuk do ta bllokojë procesin e negociatave. Ndër të tjera ai tha se nëse do të bllokohet kjo nuk do të ndodh për shkak të Kosovës.Avdullah Hoti21 Tetor, 2020 12:17
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe pala kosovare nuk do ta hap më këtë çështje në dialogun me Serbinë. Në një konferencë për mediat kreu i shtetit të Kosovës dhe se Asociacion nuk do ta bllokojë procesin e negociatave. Ndër të tjera ai tha se nëse do të bllokohet kjo nuk do të ndodh për shkak të Kosovës.
“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur.“- tha Hoti.
Kosova dhe Serbia, më 2013, kanë arritur marrëveshjen e parë, me të cilën parashihej edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Më 2015, dy palët kanë arritur një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni, të cilën e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese e Kosovës pasi parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
(A.K.dosja.al)