Kim Kardashian feston 40-vjetorin e lindjes, zhytet brenda në tortën e ditëlindjes

0
46

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, feston sot 40-vjetorin e saj të lindjes, e cila ka postuar disa foto dhe video joshëse duke dalë nga maja e një torte gjigante.

21 Tetor, 2020 13:49

SHBA- Lindur më 21 tetor 1980, ajo është pjesëtarja më e famshme e familjes së saj të njohur. Falë emisionit “Keeping Up With the Kardashians”, që ka filluar transmetimin në vitin 2007 ajo ka arritur famë të madhe dhe që nga ajo kohë aktivitetet e saj sipërmarrëse kanë qenë të shumta dhe e kemi fjalën pikërisht për Kim Kardashian, e cila mbush plot 40 vite jetë.

Së fundmi, Kim Kardashian është fotografuar duke dalë nga maja e një torte gjigante në një set fotografik të çuditshëm, për 40 vjetorin e saj.

Duke sfiduar vitet, ajo duket e përsosur dhe pa rrudha, teksa merrte poza joshëse para kamerës. Ideja e saj ishte të dukej si një qiri ndërsa ajo dilte nga maja e një torte gjigante.

Si gjithmonë, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” nuk la shumë hapësirë për imagjinatë, e cila shfaqet e veshur me bikini dhe një palë pantallona të tejdukshme.

Ajo i ka mbajtur fansat e saj të “gozhduar”, duke postuar një video prapa skenave të xhirimit në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, për 190 milionë ndjekës të saj.

Xhirimi ishte për të bërë fotografi promovuese për linjën e saj të re të titulluar të bukurisë KKW, për nder të 40-vjetorit të saj.

(s.s/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here