Kur izolimi nga pandemia rezulton vdekjeprurës

0
39

Publikuar më: 14:04 • 21 Tetor 2020   

Izolimi kishte për qëllim të mbronte njerëzit nga koronavirusi, por për disa prej tyre, ai ka rezultuar vdekjeprurës. Kjo pasi, bota po përjeton një shpërthim të dhunës dhe abuzimit në familje.

Ndërsa më shumë njerëz duhet të qëndronin mbyllur në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë viktima u izoluan aty me abuzuesit e tyre.

Humbja e punës, politikat e qeverisë, vonesat me fatura dhe shumë faktorë të tjerë kanë kontribuar, në një krizë globale që Kombet e Bashkuara po e quajnë një “pandemi hije”.

Franca pa një rritje prej 42% në numrin e dhunës në familje gjatë bllokimit. Në Venezuelë, pati një rritje prej 65% të vrasjeve për muajin Prill krahasuar me të njëjtin muaj në 2019. Ndërsa thirrjet telefonike për ndihmë nga gratë u rritën më shumë se 500% në Uganda.

Burimi:/A2

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here