Nikos Dendias mbështet minoritarët/ Ministri grek jep premtimin: Herën tjetër do të vizitoj fshatin ku linda.

0
49

Dandias pasi ka dëgjuar shqetësimet e kreut të i PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe arsimit ka thënë se do të mbështes minoritein grek.Nikos Dendias ne takim me minoritaret

TIRANË- Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizitoi ditën e djeshme  Tiranën, pas takimit që ka bërë me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakajn, Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, ka zhvlluar një takim edhe me përfaqësuesit e minoritetit grek dhe Kryepeshkopin Janullatos. Dandias pasi ka dëgjuar shqetësimet e kreut të i PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe arsimit ka thënë se do të mbështes minoritein grek. Ndër të tjera ai ka premtuar se në vizitën e ardhshme  do të vizitojë Himarën dhe fshatin Vuno, nga ku ka dhe origjinën.

“Vizitën e ardhshme do të vij në Himarë, do të vizitoj edhe fshatin Vuno” -tha ai.  Ndërkohë gjatë bisedës minoriteti i ka kërkuar ministrit grej dhe i heqjen e kushtit për testin e covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës në Mavromati.al

Dje, ministri i Jashtëm grek vizitoi Shqipërinë ku takoi liderët kryesorë politikë në vend. Lajmi kryesor që prodhoi vizita e Dendias ishte konfirmimi i asaj që mediat greke e shkruanin prej javësh, se “Deti” do të gjykohej në Hagë. Kjo mosmarrëveshje mes dy vendeve do të gjykohet në instancat ndërkombëtare, ndërsa në Athinë “shampanja” tashmë është hapur, pasi mediat greke thonë se ishte presioni i qeverisë së tyre që “Deti” të gjykohej në Hagë.

(A.k.dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here