U kap me lëndë narkotike, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë

0
42

LEZHË– Një 20-vjeçar me inicialet A. R., banues në Durrës, është vënë në pranga pasi është kapur me 20 doza kanabisi. Sipas njoftimit të Policisë Lezhë, 20-vjeçari është arrestuar në në një lokal të qytetit të Lezhës.

Pas dyshimeve për veprimtarinë e tij, i riu është ndaluar dhe është kontrolluar. gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetu 20 doza kanabisi, gatui për shitje dhe një thikë.

Njoftimi i policisë LezhëGoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë 20-vjeçari që posedonte lëndën narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DPV Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal, në qytet Lezhë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa, gati për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here