Kompania përpiu 2.1 milion euro nga Banka e Kosovës, arrestohet 1 i dyshuar, 2 të tjerë në kërkim

0
42

Personi në fjalë është arrestuar të martën në mbrëmje ndërsa në kërkim janë edhe dy drejtuesit e kompanisë me iniciale K.SH dhe V.sh.

KOSOVË- Një puntor i Bankës Kombëtare të Kosovës më inicialet L.G është arrestuar nga policia e Kosovës pasi dyshohet se ka bërë një transferim prej 2.1 milion eurosh në llogarinë e kompanisë LDA Group Sh.p.k. Personi në fjalë është arrestuar të martën në mbrëmje ndërsa në kërkim janë edhe dy drejtuesit e kompanisë me iniciale K.SH dhe V.sh.

Policia personit që kreu transfertën i ka konfiskuar shtëpitë e tij në Prishtinë, në Komoran dhe në Komunën e Gllogocit , gjithashtu edhe një makinë tip Audi A4. Transfertat dyshohet se është bërë në 9 tetor dhe sipas dyshimeve të prokurorisë një pjesë e parave janë transferuar jashtë.

Kompania LDA Group Shpk është regjistruar si biznes në gusht të 2019-tësme veprimtari kryesore ndërtim të banesave dhe të pallateve  dhe me veprimtari dytësore prishje të objekteve të pa banueshme.

Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami në një konferencë ka deklaruar se kanë ndodhur 4 transferta të paligjshme me vlerë 2.1 milion euro dhe  se Policia e Kosovës së bashku me Ministrinë e Financave po bëjnë të pamundurën që këto transaksione t’i kthehen Qeverisë së Kosovës.

“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transakionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen buxhetit të Republikës së Kosovës. Ajo që dua t’ju siguroj është se ky është një rast i izoluar më te cilin po merret intensivisht edhe Ministria e Financave dhe organet e rendit. Mjetet e tyre dhe buxheti i Kosovës është i sigurt. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh, por përmes llogarisë sepse mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës janë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe janë të sigurta”, është shprehur Ministrja Bajrami.

(I.A/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here