MUSTAFA PAS TAKIMIT ME HARADINAJN: NUK E KEMI OBLIGIM TA BËJMË ASKË PRESIDENT

0
40

“As për Haradinajn, as për një kandidat tjetër sepse s’kemi marrëveshje të tillë. Atëherë i kam kërkuar votat e deputetëve të LDK-së mbi marrëveshjen që kemi pasur dhe për këtë kam pasë edhe shumicën e partisë. Tash s’kemi asnjë obligim ndaj askujt që ta bëjmë president. Nëse vijmë në një situatë kur duhet kërkuar vota për dikë atëherë e marr për obligim që të kërkoj dhe jo t’i detyrojë deputetët”.

Këto komente kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i bëri pas takimit me Ramush Haradiajn i cili është kandidat për president dhe Fatmir Limaj i cili iu bashkua takimit me vonesë.

Mustafa tha se nëse nuk ka pajtim për postin e presidentit në mes partnerëve të koalicionit atëherë vendi shkon në zgjedhje.

“Nëse s’pajtohen shkojmë në zgjedhje po dështuam ta zgjedhim presidentin në afatin kushtetues”, tha ai.

I pyetur për takimin e mëngjesit së 22 tetorit në mes presidentit, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veeli e Ramush Haradianjt – Mustafa nuk preferoi të komentojë se çfarë mund të bisedohej në atë takim.

“E kam të vështirë t’i komentoj se çka flitet në tavolinë”, tha Mustafa.

Burimi:/Insajderi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here