Gjermania, mes rritjes së infektimeve me COVID-19 dhe paralajmërimit për një mbyllje të dytë

0
38

Për të dytën ditë me radhë në Gjermani raportohen 11.000 raste të reja infektimesh nga coronavirusi.

Një mjek i ekipit drejtues paralajmëroi se 20.000 infektime në ditë mund të nënkuptojnë një tjetër mbyllje.

Të premten (23.10) Gjermania raportoi 11.242 raste të reja infektimesh, duke shënuar ditën e dytë rresht me më shumë se 11.000 infektime të reja ditore.

Që nga nisja e pandemisë, kjo është java e parë që numëron mbi 10.000 raste të reja brenda 24 orëve.

Gjatë 7 ditëve të shkuara, shkalla e infeksionit në të gjithë vendin është rritur në 60.3 raste për 100.000 persona, krahasuar me 56.2 për 100.000 persona të një dite më parë. Numri i të vdekurve u rrit me 49 në 9954.

A është e nevojshme një mbyllje e dytë?

Duke parë shifrat në rritje, një ekspert mjekësor i ekipit drejtues tha, se mund të jetë e nevojshme një mbyllje e dytë, në rast se do të kalohet numri i 20.000 infektimeve të reja ditore.

“Atëherë nuk do të ishte më e mundur për autoritetet shëndetësore që të gjurmojnë dhe të ndërpresin zinxhirët e infeksionit”, i tha të përditshmes ‘Rheinische Post’, Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë.

“Atëherë ne mund të jemi gati për një mbyllje të dytë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ngadalësuar virusin”.

Montgomery gjithashtu i tha gazetës, se çdo vaksinë e mundshme kundër coronavirusit nuk do të ishte një “ilaç” dhe se vaksinimi i të gjithë popullsisë mund të zgjasë “dy deri në tre vjet”.

Ndihma e qeverisë vijon

Ndërsa pandemia vazhdon të shkaktojë kërdi ekonomike, qeveria gjermane është zotuar të vijojë me ndihmat financiare për biznesin deri në 2021.

Burimi:/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here