“Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje”, Haradinaj kërkon postin e presidentit

0
38

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën sipas tij vendi shkon në zgjedhje.

Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president.

Në një intervistë për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë çështje.

E nëse nuk gjindet një zgjidhje me Ramushin president, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje.

Ish kryeministri tutje nuk e mohon mundësinë e inkuadrimit të PDK-së në qeveri. Më tej Haradinaj tha se pret të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.

Burimi:/lajmifundit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here