Pirlo merr lajmin e mirë, shërohet “asi” i mesfushës

0
47

Lajme të mira për trajnerin Andrea Pirlo. Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie ka fituar betejën ndaj koronavirusit dhe është shëruar plotësisht.

22-vjeçari amerikan ka marrë përgjigjen e tamponit të fundit, që ka rezultuar negativ. Lajmi jepet nga kampionët e Italisë me anë të një postimi në Twitter.

McKennie rezultoi pozitiv në datë 14 tetor dhe gjithë këto ditë i kaloi i izoluar.

Karantina ka marrë fund me përgjigjen e sotme dhe është gati të kthehet në stërvitje.

Burimi:/lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here