Emri/ Vrau në Vlorë dhe plagosi tre persona, kërkohet në Angli 41-vjeçari shqiptar

0
61

 26/10/2020 08:57  

ANGLI- Policia po bën thirrje për informacion për të gjetur një person që kërkohet për një vrasje në Shqipëri.

Sipas mediave në Britaninë e Madhe i kërkuari është Arjanit Kondi, i njohur gjithashtu si Arjanit Kondaj, 41 vjeç, dhe është i akuzuar për vrasje e një burri dhe plagosjen e tre të tjerëve, në 20 Prill 2017 pas një grindjeje në një lokal në Vlorë, Shqipëri.

Një njoftim i kuq është shpërndarë nga Interpol dhe një urdhër është lëshuar për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster.

Oficerët besojnë se Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon. Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes 101.

Publiku këshillohet që të mos i afrohet Kondit nëse ai shihet por të kontaktojë menjëherë policinë.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here