FOTOT-P2/ Çfarë shohin politikanët në rrjetet sociale, Yuri Kim ndjek Samir Manen por s’lë pas dore ‘Luli Bashën’, socialistët ‘të ndarë’ për zgjedhjet në SHBA. Balla vëzhgon gruan, Braçe njësoj si “shefi”, Tahiri s’lë gjurmë…… Veliaj, besnik i Tiranës (DETAJET)

0
65

Pjesa e dytë e vazhgimit në profilet zyrtare të politikanëve kryesorë në Shqipëri. Kë ndjek Erion Braçe, Erion Veliaj, Taulant Balla, Petrit Vasili dhe Fatos Nano. Socialistët ndahen edhe për kandidatin e preferuar për president në Amerikë. Ndërkohë lupës nuk i ka shpëtuar as ambasadorja Yuri Kim.Featured image of article: FOTOT-P2/ Çfarë shohin politikanët në rrjetet sociale, Yuri Kim ndjek Samir Manen por s’lë pas dore ‘Luli Bashën’, socialistët ‘të ndarë’ për zgjedhjet në SHBA. Balla vëzhgon gruan, Braçe njësoj si “shefi”, Tahiri s’lë gjurmë…… Veliaj, besnik i Tiranës (DETAJET)Erion Braçe, Taulant Balla, Erion Veliaj, Fatos Nano, Yuri Kim dhe Petrit Vasili24 Tetor, 2020 18:07

TIRANË– Aktiviteti në rrjetet sociale është bërë i pashmangshëm për të gjithë milenialët. Të përfshirë si kurrë më parë janë edhe figurat publike, të cilët përveçse kalojnë kohën e tyre, e përdorin edhe për promovimin e vetes, tek e fundit krijojnë bazat e tyre të ndjekësve besnikë, të cilët protencialisht mund të kthehen edhe në votues.

Në pjesën e dytë të vëzhgimit të bërë nga Dosja.al, janë zgjedhur 6 personazhe të tjerë që kalojnë kohë më shumë se të tjerët në rrjete sociale, ku ndjekin të preferuarit e tyre. Disa prej tyre janë mjaft popullorë, ndërsa të tjerë zgjedhin të kenë 0 ndjekës, për të ruajtur profilin e tyre sa më diskret që të jetë e mundur.

Një prej tyre që nuk jep asnjë detaj lidhur me pëlqimet apo ndjekjet e tij është ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit nuk ndjek asgjë dhe askënd, por ka mijëra persona që i shikojnë gjithë çka poston, duke përfshirë fëmijët dhe qenushët e tij.

Pasardhësi i tij në detyrë, Sandër Lleshaj, ashtu si kryeministri Edi Rama është i apasionuar pas arredimit. Mesa duket Lleshaj nuk ka një shtëpi të madhe pasi kërkon vetëm “small space living” (shqip;jetesa në hapësira të vogla).

Në profilin e Lleshaj vihet re se sheh vetëm punën e tij. Literalisht! Ministri ndjek vetëm Ministrinë e Brendshme dhe ambasadorin shqiptar, Marc Ghorayeb, i cili është përfshirë në detyrën për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve në kampin e Al-Holit në Siri.

Meqë jemi tek ambasadorët, edhe e deleguara e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është mjaft aktive. Ajo ndjek politikanë shqiptare, por vendin kryesor ia zënë socialistët: Taulant Balla dhe Erion Braçe. Po ashtu një “follow” e ka merituar edhe miku i saj “Luli Basha”, i cili drejtorin Partinë Demokratike.

Kim duket e interesuar shumë edhe për kulturën shqiptare, dhe ndjek disa nga bizneset e guidave turisitike në vend dhe faqen e arkeologes shqiptare, e cila publikon fakte për vendin tonë dhe kulturën e lashtë që na përfaqëson. Gazetarët nuk mungojnë dhe po ashtu njerëzit e artit. Ashtu siç tha edhe vetë në intervistën e saj me gazetarin Blendi Fevziu, ajo “faleminderit Zotit” ka njohur edhe miq artistë në Shqipëri. Një ndër to është edhe drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela.

Biznesmenët nuk kishin si të mungonin. Mesa duket ambasadorja Kim ka zgjedhur një nga një më të përfolurit, Samir Manen, në resortin e të cilit kaloi edhe pushimet e verës  “Qokën e follow për follow”, Kim ia ka bërë edhe kolegëve të tjerë ndërkombëtarë në Shqipëri.

Meqë jemi tek biznesmenët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndjek Fatmir Hysenbelliut. Sigurisht që nuk mungojnë kolegët (vetëm socialist sigurisht) por edhe skuadra e tij e zemrës, Bayern Munchen. Ndërsa për gjërat që kërkon në Instagrim, Balla tregon natyrën e tij romantike… Ai kërkon bashkëshorten, Iris Pekmezin por edhe dashurinë e tij të dytë (ose dhe të parë nuk dimë të themi) Partinë Socialistë të Shqipërisë.

Ndërsa zv.kryeministri Erion Braçe është shumë popullor. Ndjek pafund njerëz, shefa kuzhinë, moderator, faqe memesh dhe aktorën e “Casa de Papel”, Urusla Corbero ose e njohur ndryshe se “Tokyo”. Epo qenka me shije… Nga ndjekësit e tij kuptuam edhe për kë bën “tifo” Braçe në zgjedhjet që do të zhvillohen në Amerikë më 3 nëntor.

Socialisti mbështet kandidatin për president Joe Biden, ndërsa Donald Trump-in nuk e ka farë në listë. Qindra ndjekësit e tjerë, ose janë biznese botërore, ose futbollistë të skuadrave të tij të preferuara, Italisë dhe Juventuesit. Epo e ka me pasion…

Nga vëzhgimi i bërë, Braçe pëlqen shumë teoritë konspirative pasi kërkon postime për rrjetin e shumëpërfolur 5G, por një pjesë të kohës e kalon edhe me arkitekturën. Pra përveç punëve të qeverisë, sportit ka edhe për çfarë tjetër flet me kreun e qeverisë. 

Pak i dyshimtë është fakti që nuk e ndjek kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Por ç’të themi, një familje e madhe janë, edhe ndodh të zihen. Nejse se fshehim dot kuriozitetin për të zbuluar se përse kanë pasur mosmarrëveshje.

Jemi që jemi tek Veliaj, i hedhim një sy edhe profilit të tij. Ata që ndjek Veliaj konsistojnë në anëtarë të Partisë Socialiste, gazetarë, faqe të huaja lajmesh por edhe këngëtarë. Enca, Capital T, Mariza Ikonomi, Ermal Mamaqi janë në listën e të preferuarve të Veliaj. Por ky ndryshe nga Braçe ka zgjedhur një tjetër të preferuar për garën presidenciale në Amerikë. Ka zgjedhur atë dhe të vetmin, Donald Trump.

Sa i përket “tageve” më të kërkuara, kryebashkiaku intersohet vetëm për ide sa më inovative. Kërkon foto dhe postime për: 100 vjetorin e Tiranës, planifikimin urban, vende turistike në Tiranë dhe… veten e tij… Kushedi çfarë se për çfarë!

Meqë iu futëm “me kokë” socialistëve, duhet ta mbyllim siç duhet! Nuk mund që të bënim dy artikuj dhe mos të kontrollonim njëherë figurën më të rëndësishme të dekadave të fundit, ish-kryeministrin Fatos Nano. Faqja e vetme që gjetëm ishte e pacertefikuar, gjë që tregon se mund të mos menaxhohet nga ai por megjithatë ia hodhëm një sy vëzhgues. Në faqen që gjetëm, Nano ndiqte vetëm 5 llogari; atë të pasardhësit të tij, Edi Rama dhe socialistin tjetër Pandeli Majko. Nëse mendoni se është çudi që Nano ndjek kreun e PAA-së, Agron Dukën, ç’mund të na thoni për faqen e personazhit të animuar të pinguinit “Pingu“?

Personazhi më i vetmuar i rrjeteve sociale duket se është ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Ai ndiqet vetëm nga të rinjtë e LSI-së, pasi as Monika Kryemadhi dhe as presidenti Ilir Meta, edhe pse e duan shumë nuk ia “kanë varur” për t’i bërë ndonjë follow. Por kjo se ka penguar “Titin” që të ndjekë ata që do ai… Duke përfshirë faqet e memeve, juristen Eni Çobani dhe ish-zv.kryeministrin italian, Matteo Salvini.

Në dy artikujt vihen re qartë interestat e politikanëve shqiptarë; vetja e tyre; puna e tyre; skuadra futbolli dhe këngëtarë… Po ju të njëjtat interesa keni???

(f.g.k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here