Grabitje në Vlorë! U futën për të marrë ç’të gjenin, i zoti i shtëpisë i njohu, si i shpëtuan prangave të Policisë dy ‘skifterët’

0
53

Pasi kanë kuptuar se janë njohur nga i zoti i shtëpisë, ata janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Benz”.

26 Tetor, 2020 9:23

SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zoti i banesës, F.Ç., i cili ka identifikuar njërin prej tyre. Pasi kanë kuptuar se janë njohur nga i zoti i shtëpisë, ata janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, kohë kur edhe Policia e Shtetit u vendos në ndjekje të tyre, por grabitësit kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.

“Më datë 25.10.2020, rreth orës 20:00, në fshatin Haderaj, Selenic, dy persona kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit F.Ç, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës dhe janë larguar me një automjet Benz. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë janë vënë nē ndjekje të autorëve të cilët kanë braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira janë larguar ku vijon krehja e zonës për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here