“Janë zhvilluar negociata sekrete”/ Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Me ndihmën e Zotit…

0
53

 26/10/2020 15:13  

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama foli sa i takon pjesës së parë të operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.

“Jemi në fazën e operacionit kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera. Ndërkohë operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme dhe në këtë fazë të parë që është në zbatim shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi katër fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushte shëndetësore të vështira. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Uroj dhe shpresoj që do ia dalim t’i kthejmë fëmijët. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët. Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët. Për momentin nuk po flas më shumë. Nuk kemi ç’të themi më tepër. E dini sa komplekse është situata. Është një operacion që do duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama.

Pak para nisjes për në Liban, Rama u shpreh se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.

Prej dy vitesh ato mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS në terren. Gratë e ish luftëtarëve shqiptarë që ju bashkua shtetit terrorist të ISIS ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here