Rrëzohet helikopteri privat në Itali, humb jetën një person, një tjetër dërgohet në spital në gjendje të rëndë

0
50

Si pasojë e rrëzimit ka mbetur i vdekur një person. Po ashtu është plagosur rëndë një person tjetër që ishte në bord me të ndjerin.

ITALI– Pak para mesnatës një helikopter privat është rrëzuar mbi Cervinia, në zonën Cime Bianche, në 3 mijë metra mbi nivelin e detit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e rrëzimit ka mbetur i vdekur një person. Po ashtu është plagosur rëndë një person tjetër që ishte në bord me të ndjerin.

I plagosuri u mor në kujdes nga shërbimi shëndetësor zviceran dhe u dërgua në spital në Bern në gjendje të rëndë për shkak të hipotermisë së rëndë. Ndërkaq, kanë nisur hetimet por zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit.

(A.B)/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here