“FBI-ja shqiptare”/ 7 oficerë të skualifikuar, kallëzim penal ndaj Komisionit të Vlerësimit: U manipulua procesi

0
38

 27/10/2020 10:20  

Shtatë oficerë të skualifikuar në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare” kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e byrosë.

Dritan Prenci, Enkelejda Millonai, Vladimir Mara, kryeprokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, si dhe drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj kallëzohen për shpërdorim detyre, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.

Burime për Top Channel thonë se të skualifikuarit kanë konstatuar manipulim të procesit në të gjitha hallkat e vlerësimit.

“Nuk kemi gjetur asnjë sqarim nga drejtuesit e procesit. E shkarkojnë përgjegjësinë te monitoruesit ndërkombëtarë. Kërkojmë vënien para përgjegjësisë të këtyre personave sa më shpejt”, shprehen ata.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here