Ndihmësi i Trump pranon se SHBA “nuk do ta kontrollojë pandeminë”

0
42

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ka pranuar se SHBA “nuk do të kontrollojë pandeminë”.

Nga ana tjetër, ndihmësi i lartë i presidentit Trump, Mark Meadows tha se COVID – 19 mund të mposhtet vetëm në “rrethana  lehtësuese” si vaksinat dhe terapitë.

Kjo vjen ndërsa rastet me koronavirus rriten në Shtetet e Bashkuara,  nëntë ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit. Ndërkaq, Zv/ Presidenti Mike Pence ka vazhduar fushatën e tij, pavarësisht testeve pozitive në ekipin e tij.  Ky i fundit, sëbashku me gruan e tij, kanë rezultuar negativ të Dielën.

Për CNN, shefi i shtabit Meadows tha se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim real për shkak se “është një virus ngjitës, njësoj si gripi”.

Në përgjigje të kësaj, kandidati demokrat Joe Biden tha se në këtë formë, Shtëpia e Bardhë po tundte “flamurin e bardhë të humbjes”.

Sipas Biden, komentet e Meadows tregojnë që administrata e Trump ka hequr dorë nga detyrat e veta themelore për të mbrojtur popullin amerikan.

Burimi: BBC

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here