27/10/2020
U shkruajt gjatë ditën e djeshme për një vrasje makabre që ndodhi në ishullin e Kretës, Greqi.
Mediat greke bënë me dije se viktimat e kësaj ngjarje makabre ishin një çift të moshuarish 82 vjeç dhe 79 vjeç të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.
Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.
E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.
Sërish sipas mediave greke mendohej se i dyshuari për këtë ngjarje makabre ishte një shqiptar.
Por ditën e sotme hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër.
Po sërish sipas këtyre mediave vrasësi është nga Bangladeshi.
I huaji nga Bangladeshi kishte marrë me qira shtëpinë e çiftit të moshuarëve.
I huaji pasi kishte vrarë 82 vjeçarin ai ishte nisur për në shtëpinë e ku gjendej gruaja e tij 79 vjeçare të cilën më pas e kishte vrarë dhe atë dhe mendohet se ai ka vjedhur dhe 10.000 euro në shtëpinë e të moshuarëve.

Burimi:/SYRI.net