Iu errësua lëkura pas infektimit me COVID-19, shfaqet i shëruar mjeku kinez

0
46

Tetor 28 2020

Në mesin e kësaj pandemie, lajmi se një mjeku kinez të infektuar me koronavirus iu ‘errësua’ papritmas lëkura, u përhap në të gjithë botën.

Mjeku 42-vjeçar Yi Fan, u infektua teksa po kujdesej për të sëmurët me COVID-19 në Wuhan (E cilësuar si origjina e pandemisë).

Gjatë trajtimit, përdorimi i antibiotikëve sipas ekspertëve, solli ndryshimin e ngjyrës së lëkurës së mjekut.
Kur kanë kaluar muaj nga kjo ngjarje, mjeku Fan është shëruar plotësisht nga sëmundja, e tanimë i është rikthyer dhe ngjyra e mëparshme e trupit.

Ai ka publikuar foton e parë pas rikuperimit të plotë këtë të martë.

Kujtojmë se dhe një koleg i mjekut, i njohur si Hu Weifang, iu errësua ngjyra e lëkurës gjatë trajtimit.
Ai vdiq në fillim të muajit qershor pasi luftojë me sëmundjen për gati pesë muaj.

Burimi:/lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here