Shtimi i rasteve me COVID, Gjermania mbyll bare dhe restorante, në publik vetëm me familjarët

0
247

Gjermania do të hyjë në izolim të lehtë duke nisur prej 4 nëntorit dhe që do të zgjasë përgjatë gjithë muajit. Ky është vendimi më i fundit i kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilin do ta bëjë të ditur në një takim me guvernatorët e landeve gjermane gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij plani do të mbyllen baret, restorantet, qendrat sportive, teatrot dhe kinematë dhe do ndalohen kategorikisht grumbullimet dhe manifestimet në publik. I njëjti plan ndërkohë nuk përfshin në të azilet e të moshuarve dhe shkollat.

Gjermanët do të mund të dalin në hapësirat publike vetëm me pjesëtarët e familjes dhe do të gjobiten në rast të kundërt.  

Shtimi eksponencial i rasteve, pothuajse në çdo rajon gjerman, e bën tashmë të pamundur gjurmimin e rasteve, duke e bërë të domosdoshme ashpërsimin e masave të distancimit social.  

Sipas ministrit të Ekonomisë, Peter Altmeier, vendi mund të arrijë 20 mijë infeksionet në ditë në fundjavë, diçka që do të vendoste në presion të madh edhe sistemin e avancuar shëndetësor gjerman.

burimi:/a2news.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here