FOTO/ Sulm terrorist me thikë në Nisë të Francës: Një i vrarë dhe disa të plagosur

0
45

29/10/2020

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë pranë një kishe në qytetin jugor francez të Nicës, raportoi media franceze të enjten.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se një operacion policor ishte duke u zhvilluar në qytet, ndërsa Kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi, tha se i dyshuari – për të cilin tha se dukej si incident terrorist – ishte arrestuar pas sulmit.

Kryebashkiaku i Nisës publikoi fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe tha se ishte në vend me Policinë Kombëtare, e cila e kishte arrestuar të dyshuarin dhe se gjithçka fliste për një sulm terrorist.

Burimi:/ SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here