Krani gjigant filloi të sillej, copëzat e materialit ndërtimor binin në rrugë – panik në Manhattan

0
44

Një kran gjigant në maje të një ndërtese të lartë në Manhattan kishte filluar të lëviz nga erërat e forta, duke bërë që copëza të materialit ndërtimor të bien nga ndërtesa dhe të përfundojë në rrugë.

Në vendin e ngjarjes ishin dërguar menjëherë ekipe të shumta të zjarrfikësve, por nuk dihet nëse dikush është lënduar, transmeton Telegrafi.

Policia e Nju Jorkut ka paralajmëruar këmbësorët që të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie. E njësia për mirëmbajtje dhe ndërtim, ka njoftuar se krani ishte vënë nën “kontroll”, por ishin erërat e forta ato që e kishin sjell.

Organet kompetente kanë paralajmëruar kompaninë që kryente punimet, që të sigurojnë pajisjet me qëllim që erërat e forta të mos i dëmtojnë apo hedhin në tokë, siç edhe mund të ndodh nga uragani Zeta që po shkatërron gjithçka para vetes në pjesën jugore të bregut amerikan.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here