Meta: Të miratohet urgjentisht ligji i referendumeve

0
46
Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në tryezën “Nisma Kombëtare për Referendum”, ku deklaroi se situata ligjore në Shqipëri është e rënduar. Në fjalën e tij, Meta tha se për shkak të mungesës së ligjit të referendumeve janë miratuar shumë ligje antikushtetuese.

Qëllimisht nuk kemi kuadër ligjor për të bërë të mjaftueshëm referendum, është i sanksionuar në Kushtetutë, por nuk lejohet me ligj. Presidenti gjatë 3 viteve ka parë që shumë ligje janë antikushtetuese. 41 ligje ka kthyer Presidenti për rishqyrtim, pasi kanë qenë antikushtetuese dhe klienteliste”, thotë Meta.

Më tej kreu i shtetit u shpreh se në Shqipëri nuk ka stabilitet ligjor dhe ndaj mungojnë dhe investimet e huaja.

Nuk mund të flasim më për stabiliteti ligjor, kur ligjvënësi mund të dëmtojë kuadrin ligjor. Prej kohësh biznesi ka frikë të investojnë në Shqipëri. Sot jemi i fundit për investimet e huaja në rajon, por jemi në vend të parë për azilkërkuesit”, u shpreh Presidenti.

Meta tha se nisma për referendumin duhet të miratohet urgjentisht, pasi o jetë arma e popullit kundër politikanëve.

Kjo nismë referendumi duhet të miratohet urgjentisht. Ky ligj duhet të jetë arma e popullit që të mos të jenë më të pambrojtur dhe të mos vendosen gjërat në mënyrë arbitrare. Më mirë të jenë politikanët të kontrolluar nga qytetarët”, tha ai.

Në fund ai ka premtuar se do bëjë gjithçka për realizimin e nismës me të gjitha mundësitë që ka.

/tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here