Si do të zhvillohet mësimi online/ Vendimi i komitetit teknik për të mos hapur universitetet të paktën 1 muaj

0
57

Studentët po lënë rezidencat studentore.

“4 ditë para nisjes së vitit të ri akademik, komiteti teknik i ekspertëve mori vendimin që muaji i parë i mësimit të zhvillohet në distancë e si rrjedhojë me mbylljen e auditoreve do të mbyllen dhe konviktet”.

Por drejtuesit e Fakulteteve të cilët ishin të përgatitur për mësimin e kombinuar, tregojnë se nuk janë njoftuar zyrtarisht dhe se urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë e kanë mësuar nëpërmjet medias.

Kjo ishte surprizë. Duhet të punojmë intensivisht për të ribërë orarin dhe për të njoftuar studentët. Do të bëjnë mësim me një platformë të unifikuar që është Microsoft Teams.

Edhe pse dyert e universiteteve kanë qenë të hapura deri më sot që studentët të mbyllnin vitin e shkuar akademik. Një fundjavë para fillimit të vitit të ri mësimor, të rinjtë nga rrethet kanë mbushur terminalet e autobusëve për tu kthyer në vendlindje.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here