Anglia i bashkohet vendeve që nisën të izolohen nga Covid-19/ Të hënën, pritet të aktivizohet karantina!

0
47

Kryeministri britanik, Boris Johnson, po konsideron një bllokim njëmujor në të gjithë Anglinë me shpresën se masat mund të lehtësohen përpara Krishtlindjeve. Një urdhër i ri i një karantine të përkohshme, mund të shpallet të hënën, me përjashtim të shkollave, kolegjeve dhe universiteteve.

Sipas raportimeve, Mbretëria e Bashkuar po shënon një numër shumë më të lartë të vdekjeve sesa gjatë valës së parë nëse nuk aktivizohen kufizime të mëtejshme.

Shkalla e infeksionit gjithashtu është rritur në të gjithë vendet, madje në Europë janë aktivizuar masa të reja kufizuese, në vende si Belgjika, Franca dhe Gjermania. Rezultatet e publikuara së fundmi, tregojnë se shifrat e të prekurve me Covid-19, mund të arrijnë kulmin në mes të dhjetorit.

Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat (Sage) zbuluan se Covid po përhapet shumë më shpejt në Angli sesa skenari i parashikuar për rastin më të keq; dhe ky skenar kishte vlerësuar 85,000 vdekje nga Covid gjatë dimrit.

SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here