Hapet COVID – 3, Manastirliu: “Plotëson të gjitha standardet, ekipi i trajnuar”

0
52

Spitali Covid – 3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është hapur këtë të shtunë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar në profilin e saj zyrtar, ku ndër të tjera shprehet se COVID – 3 plotëson të gjitha standardet për trajnimin e të sëmurëve me COVID – 19.

“Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trajnuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë” shkruan Manastirliu.

Hapja e COVID – 3 është njoftuar vazhdimisht, për shkak të mbushjes së dy spitaleve të vëna në dispozicion për shkak të pandemisë. Kapaciteti i COVID – 3 do të jetë 150 shtretër.

SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here