Me masat e reja antiCOVID-19, edhe gastronomia me orarë të kufizuar të punës

0
44
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në takimin që pati me Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 ku shqyrtuan situatën epidemiologjike në vend lidhur me coronavirusin, vendosën që gastronomisë ti ndalohet puna nga ora 21:00 deri në orën 05:00, për veç “take away”.

Ministri Zemaj përmes një konference për media tha se edhe qendrave tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Të gjitha qendrat tregtare do t’u ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gastronomisë i ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç ‘take away’.

Zemaj po ashtu tha se kanë vendosur që ligjëratat në fakultete të mbahen online kurse provimet dhe ushtrime sipas rekomandimeve.

“Ligjeratat në të gjitha fakultetet të zhvillohen online. Provimet, puna praktike dhe laboratorike do të mbahet me prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së. Konviktet dhe mensa do të punojmë duke respektuar masat e IKSHP-së”, ka thënë Zemaj.

Po ashtu në këtë takim u morën vendime edhe për personat mbi moshën deri 65 vjeçare dalin jashtë prej  orës 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në 19:00.

Ndërsa, sipas tij është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal.

“Me kapacitete të plota do të punojnë institucionet shëndetësore dhe Policia. Personat mbi moshën 60 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike  do të lirohen nga paraqitja në punë, ata do të punojnë online”.

Ndërkaq, ai tutje tha se vendimet që do merren do shqyrtohen brenda dy javësh, dhe çdo vendim që merret do vlejë deri në një vendim tjetër.

Ndryshe, shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka lutur të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat duke iu përmbajtur ligjit, masave ndaj luftimit të përhapjes së virusit COVID-19, dhe jo të hasin në vështirësi për menaxhimin e respektimit të tyre. Përndryshe, në të kundërt pasojat mund të jenë shumë të rënda.

Shoqata kërkon që të zbatohen në përpikmëri masat anti-COVID-19 në fuqi, me qëllim të evitimit të marrjes së masave ekstreme kufizuese për qytetarët, bizneset, dhe veprimtaritë e tjera që preken nga to.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here