“Largimi i mësimdhënësve, dhimbje për shoqërinë”- Çfarë i kërkon pedagogu i Ekonomikut, kryedemokratit pasi të vijë në pushtet: Do ju lutesha shumë që…

0
153

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me disa pedagogë të Universiteteve të vendit, për të dëgjuar problemet e tyre në këtë fillim viti të ri akademik.

Shpërthimi i COVID-19 bëri që Ministria e Arsimit të vendoste zhvillimin e mësimit online, vendim i cili u shoqërua edhe sot me një protestë të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Basha vuri në dukje se vetëm gjashtë muajve të fundit në Fakultetin Ekonomik janë larguar në emigrim pesë pedagogë, një numër ky që u konfirmua edhe nga një pedagog.

Nga ana tjetër ky i fundit i kërkoi kreut të demokratëve që me ardhjen e tyre në pushtet: “Do ju lutesha shumë që në ardhtë një ditë, që jam i bindur që po, që të impaktoni te kjo situatë të bëni maksimumin tuaj në mënyrë që kjo hemorragji të ndalohet me sa më tepër energji, mundësi dhe në një kohë sa më të shkurtër. Është një situatë që lë shumë për të dëshiruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Basha: Mora një lajm të trishtuar, meqë jemi te Fakulteti i Ekonomisë. Ka shkuar në pesë numri i pedagogëve që janë larguar jashtë Shqipërisë gjatë këtyre gjashtë muajve në emigracion.

Pedagogu: Di që ka. Nuk mund t’ua them të saktë, por mund të ketë edhe më tepër.

Basha: është problem i jashtëzakonshme që e prekim te shëndetësia me pasoja shkatërrimtare me aftësinë për t’u përballur edhe me pandeminë, por edhe me sëmundje të tjera. Por tani po gërryen edhe elitën, trurin, njerëzit që janë përgjegjës për trajnimin e brezave. Është një plagë që duhet të ndalet sepse ne nuk kemi mundësi për ta përballuar atë. Në duhet të bëjmë të kundërtën ata që na janë larguar t’i kthejmë me ato vlera shtesë që kanë përftuar jashtë vendit. Por jo të vazhdojë rrjedhja e pedagogëve, ndërkohë që problemi kryesor është cilësia e mësimdhënies dhe forcimi i korpusit të pedagogëve në universitete.

Pedagogu: Largimi i rinisë është plagë shumë e madhe, largimit të studentëve nuk di se çfarë emri mund t’i përshtatet, largimi masiv i pedagogëve është një e keqe shumë e madhe që kërkon një megaemër negativ që ndër vite përkthehet në një dhimbje shumë të madhe për shoqërinë.

Do ju lutesha shumë që në ardhtë një ditë, që jam i bindur që po, që të impaktoni te kjo situatë të bëni maksimumin tuaj në mënyrë që kjo hemorragji të ndalohet me sa më tepër energji, mundësi dhe në një kohë sa më të shkurtër. Është një situatë që lë shumë për të dëshiruar.

Basha: Unë garantoj që thithja e trurit në përgjithësi dhe në veçanti rikuperimi i kapaciteteve të humbura në universitetet tona do të jetë prioritet absolut. 

Ju jeni vetë dëshmitarë që kur qeveria e bën prioritet dedikon fonde, përdor rrjetin e vet, bashkëpunon me qeveritë e vendeve të tjera ne kemi arritur para një dekade të kthejmë pedagogë dhe të sjellim edhe emra të çmimeve të njohura evropiane dhe botërore të shkencës si part time edhe full time. Sot jemi në një realitet të përmbysur, sepse po na ikin.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here