Maskat dhe protokollet e sigurisë për Covid-19/ Gjoba qytetarëve dhe 20 biznesmenëve, ja pamjet e aksionit të policisë

0
152

Një total prej 468 qytetarësh janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit, për mosvendosje të maskës mbrojtëse.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me gjobë 1.000.000 lekë, 20 administratorë lokalesh, për mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe vendosje të muzikës pas orës 20:00 në ambientet e lokaleve.

“Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here