Pasojat në ekonomi nga pandemia/ Ministrja Denaj: Ja ç’duhet të bëjmë që biznesi i vogël dhe i mesëm në këto ditë të vështira të ketë mbështetje

0
180

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, ka vënë theksin te bashkëpunimi mes qeverisë, sektorit privat, si dhe atij bankar për të përballuar dhe minimizuar efektet që po jep në ekonomi pandemia Covid-19.

Referuar situatës nga koronavirusi, ministrja Denaj tha se, vendi eshte përpara një sfide që projektet e mëparshme të nisura “duhet t’i shikojmë në aspekt efektiviteti sa më shpejt në mënyrë që biznesi i vogël dhe i mesëm në këto ditë të vështira të ketë mundësi që jo vetëm në kontekst politik, por edhe në kontekst mbështetjeje të aksesit në financë, të jetë i mbështetur”.

Në këtë kuadër Ministria e Financave dhe Ekonomisë, AIDA dhe BERZH-i janë duke punuar për të ngritur një platformë elektronike për sipërmarrësit shqiptarë në mënyrë që të informohen për çfarë ata kanë nevojë, si dhe të jetë i përditësuar rregullisht.

“Dua të sjellë në vëmendje ndihmën që partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë na kanë dhënë në vite me skemat të cilat mbështesin gradualisht ndërtimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në sektorë të ndryshëm.  Mund të përmend atë me GIZ që ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit, arsimit profesional në Shqipëri. Kemi projektin “IDEA”, që fokusohet në zhvillimin e sektorit privat, duke ndikuar në formimin e aspirantëve sipërmarrës apo sipërmarrësve të rinj. Por edhe “EU for Innovation” që është një program i cili ka nisur vitin e kaluar për të synuar përmirësimin e ekosistemit të inovacionit dhe nxitjen e start-upeve në Shqipëri dhe ne javën e kaluar kemi vendosur edhe ligjin e ri të start-upeve për konsultim publik. Skemat e garancisë, ato të cilat janë prej vitit 2015-2016 të realizuara për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet sistemit financiar bankar duke filluar nga KFW-ja me fondin rural të mbështetjes së garancisë dhe për të vijuar me fondin e BERZH-it, një fond i rëndësishëm në vlerë prej vitit 2016 i cili synon që së bashku me qeverinë shqiptare të mbështesë me formën e garancisë të drejtpërdrejtë bizneset, kolateralin”, tha Ministrja Denaj.

Ministrja informoi gjithashtu edhe mbi skemat e garancive sovrane që qeveria bashke me bankat ofroi për bizneset për të mbuluar nevojat për likuiditet, si dhe mbi skemat mbështetëse e këshilluese që jepen nëpërmjet AIDA-s.

Ajo vlerësoi edhe mbështetjen e dhënë si nga bankat e nivelit të dytë, për kreditimin e sektorit të ekonomisë, veçanërisht Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Deklaratat e minisres u ben e gjatë Forumit të dytë të Dialogut : “Politikat e Aksesit në Financë – Mbështetje për Produktet Shqiptare”, i cili bëri bashkë në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga spektri i  politikëbërjes, institucionet ndërkombëtare, sistemi bankar dhe sipërmarrja.

Ky është forumi  i dytë i dialogut  që Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi me sipërmarrjet për mbështetjen e produkteve shqiptare.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here