Covid-19 fut në sherr politikën

0
413

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19 si dhe viktimave janë ende brenda parashikimeve të qeverisë dhe të grupit të ekspertëve që i asiston.

Pamundësia financiare për të menaxhuar një mbyllje të dytë nga ana e shtetit shqiptar, duket se e detyron kryeministrin Rama të mendojë se një mbyllje edhe e pjesshme duhet shmangur.

Edi Rama:“Do të shmangim me çdo çmim mbylljen e përgjithshme apo qoftë edhe mbylljen e pjesshme të një zone. Spitalet janë larg së qënuri në kolaps. Testet e shpejta do të hyjnë së shpejti”

Në konferencën për mediat në vëmendje të Ramës u soll dhe protesta e studetëve për të cilët premtoi rimbursimin e tarifës së konviktit.

Edi Rama:“Tarifat e paguara për konviktet do të ju kthehen një për një”

Covid-19, jo vetëm ka ndryshuar mënyrën e jetës së qytetarëve, por prej muajsh është kthyer në një shkak përplasjesh politike mes kryeministrit dhe opozitës.

Edi Rama:“Njëra thotë shkoni në kisha e shkoni në xhamia, tjetri thotë unë e frenoj infeksionin. Çdo ditë budallai hedh një gur në lumë. Këta duhen çuar për shpifje, apo për kurim dhe nuk kuptoj çfarë dëgjon dhe çfarë beson akoma ajo pakicë që i ndjek nga mbrapa këta sharlatanë”

Nga politika akuzuese ndaj kundërshtarëve politik, Edi Rama është zhvendosur në një fushatë për të përçarë opozitën.

Edi Rama: “Me Lulzim Bashën kryeministër, Monikën Ministre të Financave dhe Ilir Metën Ministër të Brendshëm është në fakt qeveria e çiftit presidencial dhe Luli është thjesht dhëndri. Është goxha djalë, është e vërtëtë, por kur e sheh se kë ka mbrapa o duhet shpëtuar nga ata tre, o duhet lënë që ta hanë ata tre”

Akuzave të Monika Kryemadhit për tjetërsimin e truallit të shkollës Sami Frashëri, shefi i qevrisë i ka quajtur shpifje.

Edi Rama:“Çfarë t’i thuash Monikës, shkolla Sami Frashëri po rindërtohet, dokumentat e pronës janë publikuar dhe Monika thotë se shkolla do tqë ndërtohet në Paskuqan, domethënë kap çfarë të kapësh dhe ta hajë kush ta hajë”

Pyetjes për arsyen e vizitës së këshilltarit të Presidentit për sigurinë në Kryeministri, Edi Rama u përgjigj me habi, duke lënë të nënkuptohet që nuk kishte dijeni.

Edi Rama:“Pse unë jam roja këtu i kryeministrisë?!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here