Mjekët me Bashën: Tirana është pushtuar nga Covid se u grumbulluan pacientët këtu

0
330

‘Tirana është pushuar nga Covidi sepse të gjithë pacientët grumbullohen këtu’.

Kështu deklaroi gjatë takimi me kreun e opozitës, mjeku Henrik Zotaj.

Sipas tij, spitalet e rretheve kanë infrastrukturë për të trajtuar pacientët në fazat e para. ‘kalimi i afateve na pengon të nisim mjekimin adekuat në kohë. Mjekët e spitalit dhe mjekët e familjes nuk janë të koordinuar mes tyre. Sekreti i kësaj sëmundjeje, trajtimi në kohë’, tha Zotaj.

Sipas tij, para dy ditësh ka pasur 40 shtrime brenda ditës.

‘Që të ulet ngarkesa e spitaleve COVID, duhet te hapen spitalet rajonale. Spitalet rajonale kanë infrastrukturë për të përballuar fazat e para të sëmundjes.

Tirana është pushtuar nga COVID për shkak të grumbullimit të pacientëve këtu’, tha gjatë fjalës së tij, mjeku Henrik Zotaj.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here