Befasohet Juventusi, Kristiano Ronaldo merr lajm nga Portugalia

0
12

Kristiano Ronaldo është ftuar nga trajneri i Portugalisë Fernando Santos për t’iu bashkuar kampionëve në fuqi të Europë për ndeshjet e këtij muaji. Edhe pse ylli i Juventusit ka pak ditë që ka kaluar koronavirusin, tekniku Santos ka vendosur të thërrasë në aktivitet me kombëtaren luzitane lojtarin më të mirë të tij.

Megjithatë, pritet se çfarë vendimi do të marrë Juventusi më tej. 35-vjeçari shaktoi debate të mëdha në Itali pasi u akuzua se theu protokollin e kujdesit shëndetësor në muajin tetor duke fluturuar me avion gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Ronaldo u kthye pas ndeshje me Portugalinë me “charter” privat. Më pas ai u infektua me COVID-19. Ministri i Sporteve Vinçenco Spadafora e akuzoi portugein për arrogancë dhe pakujdesi.

Në këtë periudhë, numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është shtuar në mënyrë të frikshme.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here