Kapja e mbi 2 ton drogë ‘shqiptare’ në Mal të Zi. Detaje të reja nga operacioni: Lënda narkotike u ngarkua në…Shkon në 3 numri i të arrestuarve (Emrat)

0
22

Sasia prej më shumë se dy ton lëndë narkotike e kapur në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit nga policia malazeze është ngarkuar në Lushnjë. Droga ishte e fshehur mes fruta-perimeve në një kamion që kishte si destinacion Gjermaninë.

Përveç një 40 vjeçari të arrestuar nga policia malazeze, ndaj të cilit Gjykata e Lartë atje vendosi masën e sigurisë me 30 ditë burg, në Shqipëri janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, përkatësisht Arlind Tabaku dhe Përparim Shurdhi. Autoritetet malazeze prangosën dy ditë më parë, shoferin e kamionit, Ervis Çaliku, 40 vjeç.

Nga veprimet e para rezultoi se kamioni me drejtues shtetasin E. C. ishte ngarkuar në magazinën në pronësi të shtetasit P. Sh., i ndihmuar nga shtetasi A. T. dhe personi i shpallur në kërkim”, sqaroi sot  Policia e Shtetit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar prova të shumta që do të çojnë në dokumentimin dhe zbardhjen e plotë me prova ligjore të kësaj veprimtarie kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here