“Kryemadhi e burri i saj duhet të gjobiten. Nëse nuk vënë mend…”/ Balla flet për situatën nga pandemia: 9 deputetë po përballen me koronavirusin

0
15

Në deklaratën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balla kujtoi se janë miratuar edhe penalitete të tjera më të rënda “nëse këto qytetarë nuk vënë mend e me dëshirë dhe vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës”.

Balla e quajti të vështirë situatën në të cilën jemi për shkak të pandemisë, ndërsa bëri të ditur se aktualisht janë 9 anëtarë të Kuvendit që po përballen me koronavirusin.

Jemi në një situatë të vështirë, njëri prej kolegëve që e ka kaluar betejën me Covid, zoti Roshi me të drejtë ju drejtua Kuvendit dhe u shpreh se duhet të respektojmë të gjitha masat.

Në fakt media publikon shpesh raste të politikanëve të papërgjegjshëm sikurse është një zonjë që i bën bisht ligjit e besoj që ligji duhet të veprojë njëlloj për të gjithë .

Kur gjobiten 700 qytetarë në ditë, edhe Monika Kryemadhi, burri i saj apo kushdo tjetër duhet të gjobitet, të paguajë gjobën

Ndërkohë ky Kuvend ka miratuar edhe masa të tjera, penalitete më të rënda që nëse këto qytetarë nuk vënë mend e me dëshirë dhe vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, dhe kolegët që e kanë kaluar por dhe 9 kolegë anëtarë të Kuvendit që janë duke u përballur me Covid, janë dëshmitarët më të qartë që ky është një armik vrasës i padukshëm por që në pakujdesi mund të jetë i parikuperueshëm”, tha Balla.

Burimi: panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here