Kush është familja e Joe Biden? Nga djali problematik, tek vdekjet tragjike të dy fëmijëve.

0
21

Kandidati president për zgjedhjet e Amerikës, i cili po “lufton” me Donald Trump në zgjedhjet e SHBA 2020, ka pësuar tragjedi të pakonceptueshme në jetën e tij personale. Ish-nënkryetari 77-vjeçar është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur. Joe kishte tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau , Hunter dhe Naomi. Teksa Biden ishte senator në 1972, gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident automobilistik, ndërsa dy djemtë e tij, ishin në makinë por mbijetuan. Disa vjet më vonë, Joe u takua me gruan e tij aktuale Jill Biden. Ata u martuan në qershor të vitit 1977 në kishën e Kombeve të Bashkuara në New York City, dhe sollën në jetë vajzën, Ashley, në 1981.

Djali i tij, Beau, shërbeu si Prokurori i 44-të i Përgjithshëm i Delaware dhe një Major në Gardën Kombëtare të Ushtrisë Delaware. Ai u martua me Hallie në 2002 dhe kanë një vajzë dhe djalë, Natalie dhe Robert “Hunter”, përkatësisht në 2004 dhe 2006. Beau u diagnostikua me kancer në tru në 2013 dhe vdiq tragjikisht dy vjet më vonë 30 maj 2015 në moshën 46 vjeçare. Djali i dytë i Joe Hunter është një avokat dhe këshilltar investimesh.

Hunter u martua me Kathleen në 1993 dhe ata kanë tre vajza së bashku: Naomi, Finnegan dhe Maisy. Ata u ndanë në 2015 dhe përfunduan të divorcuar në 2017. Në 2016, Hunter filloi të dilte me të venë e vëllait të tij të ndjerë Beau, Hallie për disa muaj. Në gusht 2018, Hunter mirëpriti një fëmijë me Lunden Alexis Roberts nga Arkansas, por nuk dihen shumë informacione për fëmijën e tij të katërt. Hunter më pas u martua me Melissa Cohen në maj 2019 dhe ata e mirëpritën djalin e tyre në Mars 2020.

Burimi: Mirror

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here