Qeveria po përgatit planin për një mbyllje të re. Ja oraret

0
16

Qeveria shqiptare po përgatit planin për një lockdown të ri në Shqipëri i cili pritet t’i ngjajë ndjeshëm atij të mars-maj 2020. Gazeta “Telegraf” ka mësuar nga burime qeveritare se brenda muajit nëntor, do të aplikohen një varg kufizimesh me fasha oraresh lëvizjeje, sidomos në qytetet që konsiderohen të nxehta. Pas pak ditësh do të nisë kufizimi orar i lokaleve, bareve, restoranteve dhe pub-ve në të gjithë zonën e ish- Bllokut. Po ashtu disa rrugë të tjera të Tiranës janë futur në draftin e qeverisë për të kufizuar qarkullimin. Bëhet fjalë për zonën përreth stadiumit ‘Dinamo’, zonën përreth RTSH, etj. Në draft janë dy orare ndaluese, 20 dhe 22. Duket se orari 20.00 do të jetë ai që do të aplikohet. Aplikimi i mbylljes në orën 20.00 është projektuar  të bëhet për të gjitha lokalet në vend. Pra orari 20.00 që është në fuqi vetëm për muzikën që nga korriku, tani pritet të zbatohet edhe për mbyllje shërbimi në tavolinë. Ndërkohë, edhe pas këtij orari mund të lejohet shërbimi “merr me vete”. Baret dhe restorantet në kryeqytet konsiderohen si vatra të përhapjes se koronavirusit, për shkak të mos respektimit të distancave nga një tavolinë te tjetra. Dr. Eugena Tomini, epidemiologe e njohur dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pohon se po vlerësohen “rikthimi i karantinës gjeografike apo totale. Po vlerësohen të gjitha opsionet me mbyllje oraresh”. Përhapja e infeksionit COVID-19, duket se po bëhet më shumë nga moshat mbi 15 vjeç. Instituti i Shëndetit Publik thotë se tashmë të infektuarit janë nga të gjitha moshat mbi 15 vjeç. Por pozitivitet më të lartë kanë moshat 50 vjeç e sipër. Nga këta, moshat mbi 70 vjeç po preken më rëndë prej koronavirusit. Ditët e fundit janë shtuar shumë personat qw kanw humbur jetwn nga koronavirusi. Kurse janë rritur shumë edhe të infektuarit, çdo ditë mbi 300 raste. Problem mbetet numri i shtretërve. Në dy spitalet Covid duket se nuk ka më vende. Ndërsa janë 330 të shtruar me Covid-19, Infektivi dhe Sanatoriumi kanë 325 shtretër. Kurse ish kirurgjia, sot Covid3,  ka 115 shtretër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here